GAZETA E SHKOLLES 9-VJECARE "NAIM FRASHËRI" FIER

Naim Frashëri, rilindasi emrin e te cilit mban shkolla jone .

Naim Frashëri

Nga Luena Zeneli dhe Enes Manaj

Naim Frashëri lindi në vitin 1846 në Frashër të Përmetit. Në vendlindje ai mori edhe mësimet e para. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea”. Më vonë punoi pak muaj në Stamboll, si nëpunës në zyrën e shtypit, por iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë më të mirë. Në Stamboll, Naimi ishte ndër botuesit kryesorë të revistës “Drita”, më pas “Dituria” (1885), ku ai botoi edhe shumë prozë e vjersha të tij. Gjatë rikthimit në Shqipëri ishte nëpunës në Berat e më pas doganier në Sarandë (1872-1877). Në këtë periudhë Naim Frashëri shkroi edhe pozitë e para në shqip. Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe nën ndikim e veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu – Naim Frashëri iu kushtua tërësisht letërsisë shqipe. "Bagëti e bujqësi", "Endërrimet", "Histori e Skenderbeut" janë disa prej veprave të tij letrare që kanë mbetur në fondin e artë të letërsisë kombëtare shqiptare. Naim Frashëri u nda nga jeta me 20 tetor 1900.

Fjale te urta


Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria .


Njeriu po s’deshi kombin e tij e mëmëdhenë, nuk ka pjesë nga njerëzia, s’do as vetëhenë.


Punë, punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë .


Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me deshirë .

Krijimtaria letrare

Kliko per te kaluar në faqen tjetër .